Please enter at least 3 characters.

Rekordi unik i Zlatan Ibrahimovic, me shtatë klube të ndryshme në Ligën e Kampionëve

2017/11/GettyImages-875833634.jpg
263:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 18: Zlatan Ibrahimovic of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on November 18, 2017 in Manchester, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Zlatan Ibrahimovic ka zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Manchester United kundër Baselit. 

Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në Zvicër kundër Baselit, por Ibrahimovic ka bërë historinë duke luajtur me klubin e shtatë në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk e ka bërë asnjë lojtarë.

Ibrahimovic ka luajtur me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe tani Unitedin.

Suedezi nuk arriti ta ndihmojë Unitedin kundër Baselin, pas Michael Lang shënoi në minutën e  89-të për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren dhe tri pikë të mëdha.

Vetëm me Malmon nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve

Ibrahimovic në cdo klub ku ka luajtur ka bërë historinë, duke qenë njëri ndër lojtarët kryesor.

United mbetet në krye të grupit A, me 12 pikë, ndërsa Basel dhe CSKA, kanë nga nëntë pikë dhe do të luftojnë për pozitën e dytë.

Fitorja e Baselit dhe goli i Lang, ishin një rekord për klubin zviceran, pasi në 14 ndeshjet e fundit asnjë klub anglez nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në St. Jakob-Park. /Telegrafi/