Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 72 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2021/07/blood-test-tube-with-label-of-covid-19-also-known-as-coron.jpg
191:"Blood test tube with label of Covid-19 also known as coronavirus or novel corona in scientist hand in laboratory. Female scientist is wearing highly protective suit, gloves, mask and glasses.
12:"Cavan Images

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 5.759 teste, ndërsa janë regjistruar 72 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup - 20, Kumanovë - 14, Tetovë - 10, Gostivar - 9, Manastir - 7, Strumicë - 5, Ohër - 3, Kavadar, Strugë, Kërçovë dhe Berovë nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.452, numri i pacientëve të shëruar është 150.371, numri i të vdekurve është 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 588./Telegrafi/