Please enter at least 3 characters.

Receta për 'muffin' pa gluten dhe pa alergjenë

2023/08/IMG_3359-123.jpg

Receta është shumë e thjeshtë

Përbërësit përzihen për 5 minuta, ndërsa pjekja bëhet në 220 gradë celsius dhe zgjat 15 minuta, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- ½ filxhani qumësht orizi;- ½ filxhani miell orizi të bardhë;- ½ filxhani miell orizi integral;- 1 lugë sheqer;- 2 lugë vaj;- 2 lugë të vogla pluhur për ëmbëlsira;- ½ luge të vogël kripë;- pemë sipas dëshirës (1 banane apo 2 molla të grira në rende) ose ½ filxhani pure pemësh apo xhem kumbullash, kajsie.

Udhëzim:

Bashkë me pemët me shije neutrale, siç janë mollët dhe bananet, mund të qitni kakao dhe kube çokollate të zezë dhe kështu mund të formoni 'muffin'-at.

Pas pjekjes, vendosni të ftohen në një bazë rrjete dhe ëmbëlsira është e gatshme për 30 minuta.

Kënaquni! /Telegrafi/