Please enter at least 3 characters.

Reali turpërohet nga modestët e Gironas, humb ndeshjen me përmbysje nga katalunasit (Video)

2017/10/GettyImages-867835058.jpg
242:"GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Cristian 'Portu' of Girona FC scores his team's second goal during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka humbur në ndeshjen e tyre në udhëtim nga skuadra modeste, Girona me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane nuk kanë mundur të vazhdojnë serinë pozitive të fitoreve, pasi pas katër fitoreve radhazi janë mposhtur nga Girona.

Shtrëngimi i duarve nga dy trajnerët (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dy skuadrat që rrezikuan disa herë për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Megjithatë, ishin vetëm mysafirët nga Madridi atë që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Iscos, i cili shënoi në minutën e 12-të për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Ramos duke ia puthur këmbën Iscos pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, gjithçka foli në të mirë të vendasve, të cilët intensifikuan sulmet për të gjetur golin e barazimit, të cilin e gjetën shpejt, ndërsa në atë valë erdhi edhe goli e epërsisë.

Luhej minuta e 54-të e ndeshjes, kur sulmuesi Christian Stuani arriti të shënoj një gol të bukur për barazimin e rezultatit në 1-1.

Stuani duke festuar golin e barazimit (Getty Images)

Pas vetëm katër minutave, Girona gjeti edhe golin e epërsisë 2-1, ku kësaj radhe shënues ishte Portu, i cili shënoi gol të bukur me thembër nga afërsia.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit luajtën në mënyrë perfekte duke krijuar edhe shumë raste për thellimin e epërsisë, ndërsa edhe Reali pati disa gjysmë-raste për të barazuar rezultatin, por ishte e kot pasi rrjetat më nuk u tunden dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Gironas me rezultat 2-1.

(Getty Images)

Pas kësaj humbje, Reali e sheh veten në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Girona ngjitet në vendin e 11-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Zidanes luan në shtëpi ndaj Las Palmasit, ndërsa Girona udhëton drejt Levantes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x66r8o0