Please enter at least 3 characters.

Reali shfaq interesim për Bernardo Silvan

2019/01/Bernardo-Silva-a-e1547999688361.jpg
267:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 14: Bernardo Silva of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on January 14, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka shfaqur interesim për Bernardo Silvan e Manchester City.

Qëllimi i Los Blancos është të nënshkruajë me një mesfushor me tipare sulmuese, emri i Eden Hazard vazhdon të jetë në krye të listës, por nuk është e lehtë të transferohet belgu nga Chelsea.

Alternativ është edhe Christian Eriksen i Tottenhamit, por për danezin nuk ka pasur ndonjë interesim të madh.

(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Por, së fundi sipas Daily Mirror, listës i është shtuar edhe Silva i Cityt, për të cilin interesimi nga Madridi është serzios.

Portugezi është një nga më të mirët në skuadrën e Pep Guardiolas, ai shquhet për vizionin e lojës, por edhe si një lojtar që nuk ndalet së vrapuari.

24-vjeçari në 26 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola.

Lojtari iu bashkua klubit anglez nga Monaco në verën e 2017 për 50 milionë euro. /Telegrafi/