Please enter at least 3 characters.

Reali kërkon 17 milionë për Benzeman

2016/01/reali-krkon-17-milion-pr-benzeman_hd.jpg

“People” shkruan se Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë alarmuar nga nxjerrja në shitje e Benzamas për afatin kalimtar të janarit.

Madridi kërkon të mbledhë 17 milionë funte, nga 25 sa i pagoi Lyonit për ta sjellë lojtarin katër vite më parë.

Arsenali u lidh me Benzema edhe gjatë verës, kur Reali mendoi ta shesë atë për të mbledhur para për Gareth Bale, por Topçinjtë zgjodhën Mesut Ozil në vend të tij. Ndërkohë, Arsene Wenger është detyruar ta rikthejë Nicklas Bendtner për shkak të mungesës së opsioneve në sulm në Emirates.

Menaxheri i Chelsea, Jose Mourinhio, po ashtu ka vetëm tre sulmues jo aq në formë në dispozicion, Fernando Torres, Samuel Eto’o dhe Demba Ba.

Edhe menaxheri i United, David Moyes, mendohet se ka fonde në dispozicion dhe mund të zgjedhë t’i harxhojë ato në Benzema. /Telegrafi/