Reali e përmbys rezultatin ndaj Liverpoolit në fillim të pjesës së dytë
Real Madridi ka përmbysur gjithçka në Anfield kundër Liverpoolit në minutat e para të gjysmës së dytë.
Los Blancos e nisinë për mrekulli fraksionin e dytë të lojës duke e gjetur golin e epërsisë në minutën e 47-të.
Një harkim të mrekullueshëm nga Luka Modric e priti në zonë i pamarkuar Eder Militao për të shënuar me kokë.
Në pjesën e parë u shënuan katër gola, nga dy për secilën skuadër. Rezultatin e zhbllokoi Darwin Nunez me thembër (4’), ndërsa Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë e vendasve (14’) pas gafës nga Thibaut Courtois.
Pastaj doli në skenë Vinicius Junior, i cili barazoi gjithçka me dy golat e tij (21’ dhe 36’), i dyti falë gafës së portierit në anën tjetër, Alisson Becker. /Telegrafi/
https://twitter.com/tiagosepz/status/1628140076520640527


