Please enter at least 3 characters.

Reali dhe Liverpooli i bashkohen garës për Denis Zakarian

2020/06/GettyImages-1193585012.jpg
360:"MOENCHENGLADBACH, GERMANY - DECEMBER 12: Denis Zakaria of Borussia Monchengladbach battles for possession with Eljero Elia of Istanbul Basaksehir F.K. during the UEFA Europa League group J match between Borussia Moenchengladbach and Istanbul Basaksehir F.K. at Borussia-Park on December 12, 2019 in Moenchengladbach, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Denis Zakaria po vlerësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë këtë edicion në Bundesliga.

Mesfushori zviceran ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm me Borussia Moenchegladbachun, duke qenë lider në mesfushën e skuadrës gjermane.

23-vjeçari përpos që është njëri nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në Gjermani, ai ka bërë mjaftë mirë edhe në repartin ofensivë.

Në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion, Zakaria ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime të tjera.

Real Madrid dhe Liverpool janë dy skuadrat e fundit që janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Denis Zakaria. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Los Blancos pritet ta përtërijnë repartin e mesfushës dhe Zakaria shihet si lojtari ideal për të krijuar një partneritet me Casemiron në mesfushë.

Në anën tjetër trajneri Jurgen Klopp e vlerëson lartë zviceranin dhe e sheh atë si zëvendësimin perfekt të Naby Keitas që pritet të largohet nga Anfield.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Manchester United e Atletico Madrid janë skuadrat tjera të interesuara për reprezentuesin zviceran.

Ndërkohë Gladbach janë të hapur ta shesin yllin e tyre, por duan që nga shitja e tij të fitojnë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/