Please enter at least 3 characters.

Real Madridi refuzon tre oferta për Arda Guler

322:"Al Hilal's Saudi midfielder #16 Nasser Al-Dawsari (L) fights for the ball with Real Madrid's Turkish midfielder #15 Arda Guler (R) during the FIFA Club World Cup 2025 Group H football match between Spain's Real Madrid and Saudi's Al-Hilal at the Hard Rock stadium in Miami on June 18, 2025. (Photo by Chandan Khanna / AFP)

Real Madridi ka refuzuar tre oferta për mesfushorin e talentuar Arda Guler në dhjetë ditët e fundit.

OKDiario raporton se klubi mbetet i fokusuar në vlerësimin e zhvillimit të tij nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso.

Juventusi, Bayer Leverkusen dhe Newcastle kanë tentuar të negociojnë për transferimin ose huazimin e lojtarit turk.

Pavarësisht minutave të pakta dhe lëndimeve, Guler mbetet një nga talentet më të kërkuar te 'Los Blancos'.

Juventusi e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të ri nën drejtimin e Igor Tudor.

Bayer Leverkusen dhe Newcastle gjithashtu e shohin si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm.

Real Madridi nuk e ka në plan të lejojë largimin e tij dhe do ta monitorojë gjatë Kupës së Botës për Klube FIFA përpara një vendimi përfundimtar. /Telegrafi/