Reagon edhe ambasadori i Francës: Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën
29/03/2019
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Lekaj, i cili ka thënë në një emision televiziv se “sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”.
Ambasadori Chabert në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Ambasada e Francës e mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës.
Chabert ka shkruar se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovë.
“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovë”, ka shkruar Chabert./Telegrafi/


