Raundi i dytë drejt fundit, mbi 356 mijë qytetarë kanë votuar deri në ora 17:00
09/11/2025
Kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale po zhvillohet në 18 komuna të vendit.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara në orën 17:00, deri në këtë kohë kanë votuar 356,132 qytetarë, apo 27.05%.
Procesi i votimit është zhvilluar në përgjithësi qetë dhe pa incidente.
KQZ ka njoftuar se konferenca e radhës për media do të mbahet në orën 19:30, pas mbylljes së vendvotimeve. /Telegrafi/


