Please enter at least 3 characters.

Rastet ditore me coronavirus në SHBA tejkalojnë shifrën 129,000 - dita e tretë radhazi me mbi 100,000 raste

2020/11/thumbs_b_c_51b9180bd1c839b577730077964a42f5.jpg

Infeksionet me coronavirus në SHBA u rritën me të paktën 129,606 raste vetëm të premten, sipas një llogaritje të Reuters, rritja e tretë rresht ditore me më shumë se 100,000 raste – derisa “një valë e tretë” e COVID-19 përfshin Shtetet e Bashkuara.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, në mes të zgjedhjeve presidenciale, ky numër shënon herën e katërt që më shumë se 100,000 raste të coronavirusit që janë raportuar në vendin më të goditur në botë, i cili raporton rreth 95,000 raste ditore me një mesatare shtatë ditore.

Njëzet nga 50 shtetet raportuan rritje rekord të premten, e njëjtë me të enjten kur numri i përgjithshëm ditor kombëtar kaloi 120,000 për herë të parë.

Disa qytete dhe shtete kanë vendosur ndalimin e policisë ose tubimet për të luftuar përhapjen e virusit, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në nivelin federal. Shtatëmbëdhjetë shtete nuk kërkojnë maska. /Telegrafi/