Please enter at least 3 characters.

Rast i çuditshëm te Evertoni - Kean inkuadrohet në lojë në minutën e 70-të, por zëvendësohet nga trajneri pa përfunduar ndeshja

2019/12/kean-duncan.jpg

Një ndodhi interesante ka ndodhur gjatë ndeshjes në mes të Manchester Unitedit dhe Evertonit në kuadër të Ligës Premier.

Manchester United ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Evertonit në takimin e javës së 17-të të zhvilluar në Everton.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mason Greenwood (77') për vendasit, ndërsa Victor Lindelof (36', OG) për mysafirët.

Megjithatë, në këtë takimi ndodhi një rast i çuditshëm nga trajneri i Evertonit, Duncan Ferguson.

Ai futi në lojë në minutën e 70-të sulmuesin italian, Moise Kean në vend të Bernard, por e zëvendësoi atë pas vetëm 18 minutave lojë.

Zëvendësimi i Kean nuk e befasoi vetëm lojtarin, por të gjithë që ishin duke e shikuar ndeshjen, pasi lojtari nuk është se u lëndua apo luajti keq.

Pas zëvendësimit, italiani vendosi të mos ia zgjas dorën trajnerit. /Telegrafi/