Please enter at least 3 characters.

Rap-artisti i ri nga Peja, Nolle publikon këngën e re "Le ta dijn krejt"

2019/05/z.jpg

Reperi i njohur me prejardhje nga Peja, Nol Lajqi, i njohur si Nolle, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Le ta dijn krejt" mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit R&B dhe rap.

Kënga është prodhim i "Most Dope Entertainment", që njëherësh është një label i ri në tregun vendor të muzikës.

"Le ta dijn krejt" është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft interesante.

Ana vizuale i është besuar Liridon Beqirit, gjersa për masteringun është kujdesur Nart Kelmendi. /Telegrafi/