Ramush Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë
10/12/2025
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës së tij, duke vajtuar për djemtë e vrarë gjatë luftës.
Haradinaj tha se përpiqet vazhdimisht t’i lehtësojë dhimbjen dhe mërzinë nënës së tij, e cila ka humbur shumë në luftë.
Ai shtoi se lidhja me të mbetet e pandashme dhe theksoi se mëngjesin e nis çdo ditë pranë saj.
“Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, u shpreh Haradinaj.


