Please enter at least 3 characters.

Ramos: Pritej që Reali të fitonte 3-0, por nuk ishte aq lehtë

2018/04/RamosSergio.jpg
294:"LEGANES, SPAIN - FEBRUARY 21: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates after scoring his teamÕs third goal from the penalty spot during the La Liga match between Leganes and Real Madrid at Estadio Municipal de Butarque on February 21, 2018 in Leganes, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images )
12:"Getty Images

Për Sergio Ramosin nuk ka mjaftuar fitorja prej 2-1 e Real Madridit kundër Bayern Munichut në Allianz Arena.

Kapiteni ka thënë se pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për Los Blancos në udhëtimin e tyre në Munih.

Golat e Marcelos dhe Marco Asensios e neutralizuan golin e Joshua Kimmich dhe e përmbysën rezultatin e bavarezëve para tifozëve gjermanë.

Edhe pse më këtë triumf, Reali është shumë afër finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, Ramos thotë se ishte pritur që Mbretërit të fitonin me rezultat 3-0.

"E dinim se çfarë do të gjenim, kështu është Liga e Kampionëve, ishte një ndeshje e shkëlqyer në një stadium të shkëlqyer".

"Krahas dy golave të shënuar, skuadra ishte gjithashtu solide dhe u mbrojt mirë. Është pritur që të fitonim me rezultat 3-0, por ishte vështirë".

"Tash duhet t'i japim fund në shtëpi, nuk kemi bërë asgjë akoma, duhet të jemi të qetë dhe ta kemi respektin më të madh për Bayernin", u ka thënë Ramos gazetarëve pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu (të martën, më 1 maj). /Telegrafi/