Please enter at least 3 characters.

Rama uron shqiptarët për ditën e Çlirimit: Festë e madhe

2023/06/Edi-Rama-pas-takimit-te-perbashket-i-Qeverisve-se-Kosoves-dhe-Shqiperise-foto-Ridvan-Slivova-12-e1688147279236.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Këtë urim Rama e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke publikuar dhe një video të shkurt të përmendores së "Çlirimit".

“Mirëmëngjes, dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazistë në vitin 1944, por ka diskutime nëse është çliruar në 28 apo 29 nëntor. /Telegrafi/