Please enter at least 3 characters.

Rama në Prizren: Historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith, dhe njerëzit kanë një energji të mirë ngado i hedh sytë

2023/02/54645787988.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën së bashku me familjen e tij ka vizituar Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, ka shkruar Rama.

Qyteti i Prizrenit

Prizreni, është një ndër qytetet më të rëndësishme historike që duhet vizituar.Xhamia e Sinan Pashës është një nga objektet më të rëndësishme në Prizren.Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine është mbreslënëse.Ndryshe quhet “muzeu nën qiellin e hapur.Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike.Prizreni shquhet edhe për rrugët e vjetëra.Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth.Lugina Zhupa është e njohur për restorantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shquhet për ushqim tradicional siç është flija.Për ata që preferojnë muzikë moderne, “Ngom fest” dhe pop janë në fund të qershorit.Ndërsa “Doku fest” është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër./Telegrafi/