Please enter at least 3 characters.

Rama: Kryeqyteti sot numëron 15 pika laboratorike në zona rurale dhe urbane

2024/04/Kuvendi-Komunal-i-Prishtines-Perparim-Rama-foto-Ridvan-Slivova-38-e1727680180821.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti sot numëron 15 pika laboratorike në zona urbane dhe rural.

Rama përmes një postimi në Facebook thotë se me pikat e reja laboratorike, kanë sjellë kujdesin mjekësor më afër qytetarëve.

Tutje, ai ka shkruar se "përveç analizave hematologjike dhe biokimike, tani ofrojmë edhe analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide, si: T3; T4; TSH dhe HbA1C për monitorimin e sëmundjes së diabetit.

"Shëndeti juaj, prioriteti ynë", shtoi tutje ai. /Telegrafi/