Please enter at least 3 characters.

Rama dhe Abazoviq nisen drejt Ukrainës me avionin e Air Albania

2022/06/288233008_569131347915864_1148963803800870503_n.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi sot se është nisur drejt Ukrainës së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me ftesë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë foto me kryeministrin e Malit të Zi duke hipur në bordin e avionit të Air Albania.

Dy kryeministrat pritet të takohen me Presidentin ukrainas dhe të shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Pas nisjes së luftës, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës i kanë vizituar liderë të ndryshëm botërorë për të shprehur mbështetjen në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/