Please enter at least 3 characters.

Rakitic: Barca luajti më mirë kur Ramos ishte në fushë

2017/04/Rakitic-Ronaldo-Messi.jpg
348:"MADRID, SPAIN - APRIL 23: Ivan Rakitic of Barcelona (4) celebrates as he scores their second goal with Lionel Messi of Barcelona as Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks dejected during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Bernabeu on April 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Rakitic ka thënë se Barcelona luajti më mirë kur Real Madridi i kishte 11 lojtarë në fushë, sesa kur u përjashtua Sergio Ramosi.

Katalunasit fituan me rezultat 3-2 kundër Los Blancos, mirëpo në minutën e 77-të kapiteni i Mbretërve u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq.

“Mendoj se e vërejtëm lodhjen e të dyja skuadrave. Tri apo katër ditë më parë, patëm një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve”.

“Pati raste në të dyja anët dhe loja ishte e hapur. E dinim se mund të fitonim, madje edhe kur ishim 2-2 dhe duke mos i bërë padrejtësi Madridit, mendoj se merituam të fitonim. Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta ndryshojmë situatën tonë në kampionat”.

“Ramos? Luajtëm më mirë kur ishim kundër 11-të sesa kundër 10-të. Do të më pëlqente që Ramos të qëndronte në fushë”.

“Duhej të ishim më të qetë. Me një lojtar më shumë, është dashur të ishim më të mençur. Këtë e dëshmoi fitorja”,ka thënë mesfushori kroat. /Telegrafi/