Rahoveci nis digjitalizimin e shkollave, planifikohet vendosja e 135 tabelave digjitale
20/08/2026
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ka nisur vendosja e tabelave digjitale në institucionet arsimore, në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave.
Deri tani janë vendosur 14 tabela digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela në shkollat e komunës.
Sipas komunës, projekti synon avancimin e procesit mësimor, ofrimin e mësimdhënies më cilësore dhe bashkëkohore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve. /Telegrafi/


