Please enter at least 3 characters.

Ragmi Mustafi për shkarkimin e Shqiprim Arifit: Siç erdhi ashtu po ikën, episod i trishtë

2023/02/Ragmi-Mustafi.jpg

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka komentuar shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Ai në një postim në Facebook, ka renditur me dhjetëra siç i ka cilësuar ai dështime të Arifit sa ishte kryetar.

“Siç erdhi ashtu po ikën. Episod i trishtë”, ka shkruar Mustafi.

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”.

Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Më poshtë postimi i plotë i Ragmi Mustafit në Facebook:Siç erdhi ashtu po ikën.Episod i trishtë.-Pas 8 viteve, Presheva nuk është më ndryshe.-Pas 8 viteve, nuk janë hap fabrikat e premtuara.-Pas 8 viteve, Presheva nuk funksionon e punon si në Gjermani.-Pas 8 viteve, nuk u hap kalimi kufitar Miratocë-Llojan (për të cilën jepte dorëheqje çdo pranverë).-Pas 8 viteve, Presheva nuk ka Ujë çdo stinë e çdo cep.-Pas 8 viteve, Presheva pa park.-Pas 8 viteve, Presheva as meritokraci as drejtësi.-Pas 8 viteve, Bashkëqeverisje me SNS e Vucicit.-Pas 8 viteve, dy herë udhëheqës i Organit të përkohshëm/dhunshëm duke bashkëqeveris me SNS.-Pas 8 viteve, vetëm një herë / sefte dënohet për flamur. Të cikin në fillim avokonte ta ndryshojë.-Pas 8 viteve, nuk u shtrine as në Kumanovë e as në Kosovë.-Pas 8 viteve, Edi Rama nuk ka me pas prej kujt me vjell stilin e veshjes.-Pas 8 viteve, Bocki dhe Pantina mbesin pa një shok.-Pas 8 viteve, Vuçiq nuk ka opsion servili e të nënshtruari si ti.-Pas 8 viteve, nuk ka kush i “rrah dyert” e ministrave në Beograd.-Pas 8 viteve, Presheva çlirohet nga shantazhi, shpifja e manipulimi jot.-Pas 8 viteve, çlirohen edhe Hoxhallarët.-Pas 8 viteve, shkollat çlirohen nga shperdorimi.-Pas 8 viteve, çlirohen nga keqpërdorimi familjet e dëshmorëve e veteranët.-Pas 8 viteve, ka shumë për të numruar e nuk do ti harrojmë.-Qëndrove në pushtet nga e diela e 24 Korrikut 2023, tinëzisht me votat e Listës Serbe në Kuvend Komunal, e pastaj edhe pa vota fare për rreth 8 Muaj jashtëligjshëm.-Deshtove dy herë në zgjedhjet parlamentare dhe dy herë për Këshillin Kombëtar Shqiptar-Edhe krahu i jot në Bujanoc do të ketë fundin si ti, me përkëdheljen e Mitroviqit.-Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shal e I turpëruar. Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën./Telegrafi/