Please enter at least 3 characters.

Rafael Leao konfirmon largimin nga Milani: Dua një sfidë të re në një kampionat tjetër

Rafael Leao ka konfirmuar se do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhënë fund një periudhe të suksesshme me gjigantin italian.

Në një intervistë për Sport TV Portugal, sulmuesi portugez deklaroi se ndihet krenar për atë që ka arritur me fanellën kuqezi, por theksoi se ka ardhur koha për një sfidë të re jashtë Italisë.

“Jam krenar sepse kam bërë histori te Milani, por dua një kapitull të ri. Ndihem gati të luaj në një ligë tjetër”, u shpreh Leao.

26-vjeçari sqaroi se vendimi për t’u larguar nuk lidhet me ndonjë pakënaqësi ndaj klubit, por me dëshirën për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij.

telegrafi.com

“Bëra më të mirën për Milanin, por është koha të provoj një sfidë tjetër”, shtoi portugezi.

Që nga transferimi i tij te Milani, Leao është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian. Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, ai ka luajtur rol kyç në sukseset e klubit dhe është bërë një nga futbollistët më të dashur për tifozët në “San Siro”.

Pas konfirmimit të largimit, interesimi për shërbimet e tij pritet të rritet edhe më shumë. Klubet e mëdha nga Liga Premier dhe La Liga vazhdojnë të monitorojnë situatën e tij, ndërsa e ardhmja e portugezit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës. /Telegrafi/