Please enter at least 3 characters.

Rabiot është i hapur që t’i bashkohet Unitedit

2020/05/AdrienRabiot-2-e1589052721925.jpg
233:"BRESCIA, ITALY - SEPTEMBER 24: Adrien Rabiot of Juventus looks on during the Serie A match between Brescia Calcio and Juventus at Stadio Mario Rigamonti on September 24, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Adrien Rabiot dëshiron të largohet nga Juventusi, prandaj i pëlqen ideja që t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Mesfushori francez kaloi te Bianconerët në verën e kaluar si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini, mirëpo ka dështuar të jetë startues në formacionin e Maurizio Sarrit.

Djajtë e Kuq kanë dërguar përfaqësues të klubit disa herë për ta monitoruar nga afër 25-vjeçarin, ndërsa Corriere di Torino raporton se lojtari dhe familja e tij janë të interesuar të largohen nga Italia.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, interesim për Rabiot ka shprehur edhe Evertoni, ndërsa francezi shpreson ta ringjallë karrierën e tij në Ligën Premier.

Ka qenë pikërisht trajneri i Toffees, Carlo Ancelotti, ai qe e ka promovuar mesfushorin në ekipin e parë të PSG-së në vitin 2012.

Megjithatë, duhet theksuar se Rabiot përfiton 135.000 euro në javë te Juventusi dhe ka edhe katër vite kontratë me kampionin italian. /Telegrafi/