Please enter at least 3 characters.

Qyteti spanjoll u lutet turistëve “të vijnë nga e hëna në të enjte”

Qyteti Brihuega në qendër të Spanjës ka bërë një thirrje të pazakontë: vizitorët të shmangin ardhjen gjatë fundjavës.

I njohur për fushat mahnitëse me livandë që shtrihen në mbi 1,000 hektarë, Brihuega tërheq mijëra turistë çdo verë.

Kryetari i bashkisë, Luis Vuego, ka kërkuar që udhëtimet të planifikohen nga e hëna në të enjte, për të shmangur mbingarkesën dhe për të lehtësuar presionin mbi shërbimet lokale.

Ai tha se fundjavat janë shumë të vështira për qytetin, duke përmendur se “javën e kaluar qyteti u kolapsua”.

Pavarësisht sfidave, sezoni i livandës sjell mbi 8 milionë euro për ekonominë vendase në vetëm disa javë. /Telegrafi/