Please enter at least 3 characters.

Qyteti më i lumtur në botë nuk është në Evropë, e as në Amerikë

2019/02/5c17d38801c0ea08470c8fb2-750-563-e1551293528596.jpg

Sipas një sondazhi të kryer nga Times Out dhe Tapestry Research, qyteti më i lumtur në botë ndodhet është Melbourn i Australisë.

Sipas mediave, përcjell tch, 15.000 njerëz u intervistuan për këtë sondazh në 32 qytete të mbarë botës.

Ata u pyetën për ushqimin, pijet, kulturën, takimet dashurore, udhëtimin, jetën në komunitet, etj.

Të dyja kompanitë nxorën përfundimin se qyteti më i lumtur në botë është Melburn, në Australi.

Plazhet, parqet publike, restorantet e larmishëm dhe moti e bëjnë një nga vendet më të përkryera për të jetuar, gjatë gjithë vitit.