Please enter at least 3 characters.

Qytetarja nga Peja gjen dhe kthen kuletën me mbi 800 euro dhe dollar amerikan e franga zvicerane

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarja Valbona Bytyqi me datën 24 shtator kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё.

Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatё (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/