Please enter at least 3 characters.

Qytetari nga Dragashi me ide gjeniale për ta mbrojtur veturën nga breshëri

2024/06/Screenshot_12-29.png

Një ditë më parë Kosova është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar vërshime si dhe dëme materiale.

Por, ideja e një qytetari të Dragashit për mbrojtjen e veturës nga shiu dhe breshëri është bërë virale, përcjell Telegrafi.

Qytetari ka vendosur ta mbulojë veturën e tij me sanë, duke e mbrojtur kështu nga reshjet që kanë prekur vendin së fundmi.

Kjo iniciativë e thjeshtë, por me sa duket efektive, ka shkaktuar reagime pozitive në vend, duke shërbyer si shembull i një zgjidhjeje praktike për problemet e përditshme.

Gjithashtu, pamjet po shërbejnë edhe si frymëzim për të tjerët që të marrin masa për mbrojtjen e pronës së tyre në kushte të vështira atmosferike. /Telegrafi/