Please enter at least 3 characters.

Quagliarella nuk ndalet, vetëm Batistuta ka shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A

2019/01/Fabio-Quagliarella-e1548004950564.jpg
269:"FLORENCE, ITALY - JANUARY 20: Fabio Quagliarella of UC Sampdoria celebrates after scoring a goa during the Serie A match between ACF Fiorentina and UC Sampdoria at Stadio Artemio Franchi on January 20, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabio Quagliarella ka vazhduar më gola, së fundi veterani italian shënoi dy herë në barazimin 3-3 ndaj Fiorentinas.

35-vjeçari tani numëron 14 gola në Serie A me Sampdorian, aq sa Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Duvan Zapata i Atalantas.

Në sezonin 2018/19 italiani ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi, duke barazuar kështu rekordin  Ezio Pascutti e Bolognas (shtator-nëntor 1962).

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Tani qëllimi i Quagliarellas është të barazojë Gabriel Batistuan, i cili ka shënuar në 11 ndeshje me Fiorentinan (shtator-nëntor 1994).

Ndeshja e ardhshme e Sapmdorias është kundër Udineses, pastaj ndaj Napolit, pra nëse shënon në këto dy ndeshje ai do të vendos rekord historik.

Në të kaluarën lojtari ishte pjesë edhe e Tornios, Juventusit, Napolit, Udineses, Ascolit, Chietit dhe Fiorentinas.

Për Përfaqësuesen e Italisë është paraqitur në 25 ndeshja, ndërsa ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/