Please enter at least 3 characters.

Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti

2018/05/mbledhja-e-qeverise-29-maj-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës ka ndarë 300 mijë euro për rehabilitimin e 1500 veteranëve të luftës së UÇK-së.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kanë pranuar një kërkesë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së ku është kërkuar nga Qeveria përkrahje për t’i dërguar veteranët e luftës për pushime në bregdetin e Shqipërisë.

“1500 veteranë, shuma është 300 mijë euro. Kam pas bisedë me veteranët. Është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet i vetëvrasjeve të veteraneve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si ndërhyrje një lloj rehabilitimi”, tha Haradinaj. /Telegrafi/