Please enter at least 3 characters.

Qeveria: Ligjin për Trepçën nuk mund ta kontestojë asnjë gjyqtar 

2016/10/Trepca-Minatoret-foto-ridvan-slivova-telegrafi-10.jpg

"Ligji për Trepçën nuk mund të kontestohet për kah ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme", ka deklaruar Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Berisha ka thënë se i vetmi institucion kompetent për interpretimin e përshtatshmërisë së një ligji apo akti nënligjor është Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Ligji për Trepçën është në përshtatshmëri të plotë kushtetuese dhe i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë siç pretendohet në këtë komunikatë”, ka deklaruar Berisha.

Dhoma e Posaçme, ka shtuar ai, nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe i nënshtrohet interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj pretendimi i një gjyqtari apo kushdo qofshin ata, mund të jetë një opinion personal që mund të shkaktojë një konfuzion, por asesi nuk mund të ndryshon statusin e Ligjit për Trepçën”, ka thënë Berisha.

Reagimi i tij ka pasuar një komunikatë të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ku thuhet se një gjyqtar i Supremes nga EULEX-it konstaton se Ligji për Trepçën është antikushtetues. /Telegrafi/