Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë hapi portal për të dhëna të hapura

2016/01/qeveria-e-maqedonis-euml-do-t-euml-mbaj-euml-mbledhje-t-euml-jasht-euml-zakonshme-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Qeveria e Maqedonisë sot promovoi portalin e ri www.data.gov.mk ku do të ketë të dhëna të hapura nga institucionet shtetërore.

Në këtë portal tashmë ka 111 grupe të të dhënave nga 42 institucione. Një pjesë e këtyre të dhënave janë të reja, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë në dispozicion për publikun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Qeverisë është t'u mundësojë qytetarëve dhe biznes sektorit që me idetë e tyre dhe me aftësitë në mënyra të ndryshme të kombinojnë, analizojnë dhe prezantojnë të dhënat nga grupet e të dhënave.

"Përmes portali për të dhëna të hapura duam ta përmirësojmë shërbimin dhe efikasitetin e sektorit publik. Gjithashtu mundëson të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e politikave dhe në analizën e rezultateve. Me një fjalë, nëpërmjet portalit për të dhuna të hapura, ne sjellim transparencën në nivel më të lartë.Hapja e të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndihmojë në angazhimet për luftimin kundër korrupsionit", tha ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski./Telegrafi/