Please enter at least 3 characters.

Qeveria do t’i emërojë vetë sekretarët e përhershëm të ministrive

2016/01/f.0331153308170_m.jpg

Ekzekutivi nuk do ta rifunksionalizojë Komisionin për Emërime të Larta Publike, por do ta krijojë një komision të veçantë për emërime e shkarkime.

Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, ka thënë se pas preferencave të ministrave, zgjedhjen e bën vetë qeveria.

Bajrami ka deklaruar se i referohet disa shteteve të BE-së, si Francës, Sllovenisë e Estonisë, të cilat kanë sekretarë politikë, për të shpjeguar involvimin e ministrave në përzgjedhjen e sekretarëve të përhershëm.

Ai pohon se sekretarët duhet të implementojnë politikat e ministrave. /rtv21/