Qeni në një mënyrë gazmore u përpoq të mbronte fëmijët nga fshesa me korrent
04/04/2022
Një Rottweiler i quajtur Bear u frikësua kur pa pronarin me fshesën prej korrentit dhe menjëherë vrapoi drejt fëmijëve të ulur në divan për t'i mbrojtur ata.
Ndonëse pronari i thoshte vazhdimisht se nuk kishte arsye për t'u shqetësuar, Bear nuk donte t'i linte asgjë rastësisë dhe vuri të gjithë trupin para fëmijëve si mburojë.
Reagimi i tij gëzoi përdoruesit e rrjetit social TikTok, ku video u bë hit.
"Ai e kuptoi fjalë për fjalë rolin e një qeni roje," tha një komentues me shaka.
“Ai është shumë trim, por edhe i zgjuar. Ai meriton një gosti”, ka shkruar një tjetër. /Telegrafi/


