Qeni ka reagimin më të ëmbël ndaj hapave të parë të foshnjës
Që nga dita kur Vanora e vogël erdhi në shtëpi, Taco, një retriever 3-vjeçar, do të qëndronte pranë saj.
"Nëse e shtrinim në dysheme ose në shtratin tonë, Taco thjesht do të shtrihej pranë saj", tha Claudia Hughes, nëna e Vanoras dhe pronarja e Tacos.
Në një farë mënyre, Taco u bë dadoja e Vanorës - gjithmonë e vëmendshme ndaj nevojave të saj.
Natyrisht, ecja e Vanorës nuk ndodhi brenda natës dhe Taco e ndihmoi shumë që të bënte hapat e para.
“Sapo Vanora filloi të bënte disa hapa, Taco filloi të emocionohej shumë”, tha Hughes.
Sipas saj, Taco filloi të kërcente nga njëra anë në tjetrën sa herë e shihte Vanorën duke e ecë.
Tani kur Vanora është duke ecur, Taco dhe ajo kanë zbuluar mënyra të reja për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, si vrapimi nëpër kuzhinë. /Telegrafi/


