Please enter at least 3 characters.

Qeni e ndalon pronaren që vuan nga sindroma Asperger

2016/01/qeni-e-ndalon-pronaren-q-euml-vuan-nga-sindroma-asperger-video_hd.jpg

Danielle Jacobs që e ka publikuar videon në YouTube, shihet duke e qëlluar vetën dhe duke qarë, teksa qeni mundohet të ja kapë duart.

Ajo e qëllon vetën në kokë dhe gjoks, kurse qeni i quajtur Samson, shfrytëzon putrat për të ndaluar atë në procesin e vetë-lëndimit.

Më pas, ajo ulet në dysheme dhe dënesë me zë, kurse Samson nuk i largohet për asnjë moment.

Këtë video, Jacobs e ka realizuar për të ngritur vetëdijen, lidhur me njerëzit që vuajnë nga Asperger - një krizë nervore, që i bën të prekurit të lëndonin vetën në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/