Please enter at least 3 characters.

Qëndroi dy sekonda më shumë në parkingun falas, merr gjobë 185 funte (Foto)

2016/10/1-562.jpg

Një 33-vjeçare nga Britania e Madhe, është habitur kur ka parë gjobën që i kanë vënë policët në një parkim.

Nëna e dy fëmijëve, Liz Taylor, ka marrë një gjobë prej 85 funte, pasi kishte parkuar në një vend parkim ku mund të qëndrojë 90 minuta pa paguar asgjë.

Mediat britanike shkruajnë se Liz ishte vonuar paksa, pasi kishte për t’i ndërruar pelenat të birit dyvjeçar. Si pasojë, drejtuesit e parkingut i dërgojnë një javë më pas një gjobë me vlerë 85 funte, pasi ishte vonuar 2 sekonda nga koha që i lejohej, transmeton shekulli.

33-vjeçarja refuzoi që të paguante shumën që i kërkuan, prandaj ata e quan në Gjykatën Hudderfield, ku i vendosën edhe një gjobë shtesë prej 100 funte. Tashmë Liz Taylor-it i duhet të paguaj plot 185 funte.