Please enter at least 3 characters.

Qamili shënon, Sonderjyske mposht Brondbyn

2024/10/Lirim-Qamili-dhe-Sefer-Emini.jpg

Dyshja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Lirim Qamili dhe Sefer Emini, u rikthyen pas lëndimeve dhe kontribuan në fitoren e rëndësishme 2-0 të Sonderjyskes në kampionatin danez, njofton Telegrafi.

Sonderjyske ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 6-të të kampionatit danez, duke mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e njohur të Brondbyt.

Në këtë duel, trajneri vendosi t’i aktivizojë nga pankina dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Sefer Eminin dhe Lirim Qamilin, të cilët më herët kishin munguar për shkak të lëndimeve.

Emini u fut në lojë në minutën e 61-të në vend të Rasmus Vinderslevin, ndërsa Qamili hyri në minutën e 70-të duke zëvendësuar Kristall Mani Ingasonin. Pikërisht Qamili ishte heroi i ndeshjes, pasi në minutën e 81-të realizoi golin e dytë, që vulosi fitoren 2-0 të vendasve.

Pas këtij suksesi, Sonderjyske renditet në pozitën e tetë të tabelës me 7 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. Paraqitja e Eminit dhe Qamilit është një sinjal pozitiv se të dy futbollistët shqiptarë po rikthehen në formën e duhur. /Telegrafi/