“Pussycat Dolls” rikthehen fuqishëm në skenë me paraqitje sensacionale në American Music Awards 2026
Grupi legjendar “Pussycat Dolls” elektrizoi skenën e “American Music Awards 2026”, duke shënuar rikthimin e tyre të parë si grup në këtë event pas plot 20 vitesh.
Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt u shfaqën me kostume të kuqe lateksi dhe performuan disa nga hitet më të njohura të tyre në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas.
Trioja solli një miks energjik të këngëve “Don’t Cha”, “Buttons”, “When I Grow Up” dhe “Club Song”, duke rikthyer nostalgjinë për fansat e grupit, shkruan DailyMail.
Rikthimi i tyre vjen pasi ribashkimi i grupit u konfirmua në mars të këtij viti.
Megjithatë, në performancë munguan ish-anëtaret Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Carmit Bachar.
Kjo e fundit kishte reaguar më herët në rrjetet sociale, duke pretenduar se ishte lënë jashtë planeve të rikthimit dhe turneut të ardhshëm të grupit.
Në të njëjtën mbrëmje, edhe Karol G mori vëmendje të madhe me performancën e saj debutuese në AMA.
Artistja kolumbiane interpretoi këngën “Ivonny Bonita” nga albumi “Tropicoqueta”, e veshur me një fustan argjendi që shkëlqente në skenë.
Karol G u nderua gjithashtu me çmimin “International Artist Excellence” dhe fitoi kategorinë “Best Latin Album” për “Tropicoqueta”, duke vazhduar suksesin e saj global pas performancës historike në “Coachella”. /Telegrafi/


