Please enter at least 3 characters.

Pushohet nga puna sepse punonte si prostitutë, nuk i frikësohet burgut sepse “ka të dashur një politikan” (Foto)

2017/04/s1.jpg

Një prezantuese televizive boshnjake është pushuar nga puna, pasi stacioni televiziv serb ku ajo punonte ishte përmbytur nga ankesat se ajo punonte si një prostitutë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Senada Nurkic, 26, e cila në fund të janarit kishte zbuluar se ishte e përfshirë në prostitucion.

Një zëdhënës i stacionit televiziv ku ajo punonte ka konfirmuar anulimin e programit të cilin ajo udhëhiqte, siç thuhet “për shkak të ankesave rreth sjelljeve të Nurkic”.

Megjithatë, ata nuk e konfirmojnë se pretendimet rreth prostitucionit ishin arsyeja e largimit të saj nga puna.

"Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Unë nuk shoh asgjë të keqe rreth kësaj”, citohet të ketë thënë Nurkic.

Prostitucioni është i paligjshëm në Serbi, megjithatë, Nurkic thotë se ajo nuk ka frikë ligjin, sepse ajo ka miq në “pozitat e larta”.

"Unë nuk kam frikë nga burgu", ka thënë ajo.

“Unë kam një të dashur i cili është një politikan dhe ai nuk do të lejojë të më arrestojnë”, ka shtuar më tej Senada. /Telegrafi/

https://twitter.com/MacaDiskrecija/status/851625954124460036