Punimet në ujësjellës lënë pa ujë dy fshatra të Gjakovës
20/08/2026
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit për instalimin e ujësjellësit “Gjakova III”.
Punimet përfshijnë kyçjet sekondare, të cilat po zhvendosen nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa OD315 dhe OD63 milimetra.
Për shkak të ndërhyrjeve, nga ora 12:00 deri në 16:00 pa furnizim me ujë do të mbesin Osek Hila dhe Skivjani.
Nga KRU “Gjakova” kanë bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe po bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në rrjet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


