Please enter at least 3 characters.

Punëtorët e sektorit privat, sidomos ata në ndërtimtari të kenë kujdes në këto ditë të nxehta

2017/06/puneor.jpg

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka drejtuar një apel për Ministrinë e Punës, Inspektoratin e Punës dhe pronarët e kompanive që në këto ditë të nxehta që po mbretërojnë në Kosovë ta ruajnë shëndetin e punëtorëve.

“Çdo lëndim apo edhe diçka më e rëndë , Sindikata e jonë do të akuzoj drejtpërdrejt  këta akter për mos respektimin e kushteve të punës.  Mund të gjinden solucione të mjaftueshme që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta”, thuhet në apelin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat drejtuar këtyre institucioneve.

“Apelojmë te institucionet dhe pronarët e kompanive, e sidomos të  kompanive ndërtimore që të kenë kujdes dhe ta ruajmë shëndetin e punëtorëve në këto temperatura tropikale. Çdo lëndim apo edhe diçka më e rëndë, Sindikata e jonë do të akuzoj drejtpërdrejt këta akter për mosrespektimin e kushteve të punës. Mund të gjenden solucione të mjaftueshme që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta”, thuhet në komunikatë.