Please enter at least 3 characters.

Pulla e parë postare me Skënderbeun (Video)

2018/06/Pulla-postare-e1528022513890.jpg

Studiuesi dhe koleksionisti Hysen Dizdari paraqiti përpara publikut në qytetin e Shkodrës librin e tij album ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në pullat shqiptare, 1913- 2017”.

Libri është fryt i një hulumtimi 10-vjeçar nga ana e autorit dhe paraqitet përpara publikut në Vitin Jubilar të Skënderbeut, shpallur nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Dizdari thotë se figura e Heroit Kombëtar zë vend të rëndësishëm në filatelinë shqiptare, duke nisur me pullën e parë që daton nga dhjetori i vitit 1913. /VoA/