Please enter at least 3 characters.

Publikon në Tik Tok duke shtënë me armë zjarri, Policia ia konfiskon armën

2021/04/auto_te-shtena-me-arme1508762141.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes Tik Tok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, të martën në ora 18:24.

Në raport thuhet se njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë.

I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/