Publikon fotografi nga spitali, Çun Lajçi shpreh mllefin pasi për dy vite radhazi nuk po mund ta vizitojë varrin e të bijës
Aktori dhe autori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, prej disa javësh është duke u trajtuar në spital nga COVID-19.
Artisti, i cili numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ka treguar se momentalisht ndodhet në Klinikën e Pulmologjisë.
Derisa ka bërë një dedikim për ditëlindjen e vajzës së ndjerë, ai shprehet me mllef pasi është viti i dytë që nuk ka mundur ta vizitojë tek varri për shkak të situatës së krijuar.
Ky është postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):
"Gëzuar me ëngjëjtA thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!Mbramë e përfundova rolin e Zekës n’Ujëz, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marr frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!Atëherë gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!Gëzuar me ëngjëjt Bubulinë!Pulmologji, 02.05.2021". /Telegrafi/


