Please enter at least 3 characters.

Publikohet xhirimi sekret i testimit të armëve nukleare të SHBA-ve (Video)

2017/03/unnamed-3-7.jpg

Autoritetet amerikane kanë hequr pjesën e sekretit nga 750 filma për testimin e armëve nukleare ndërmjet viteve 1945- 1962, shkruan “Biznis insajder”.

Iniciatorët e projektit janë bashkëpunëtorë të laboratorit nacional “Ernest Lorens” pranë Ministrisë Energjetike të SHBA-ve, me fizikantin Greg Springs në krye. Ata kanë paraqitur disa filma nga testimi i armëve nukleare, të cilat i kanë kryer amerikanët.

Sipas gazetës, për 55 vjet SHBA-të kanë kryer 210 teste nukleare, të cilat janë regjistruar në dhjetëra mijëra filma. Shumica prej tyre ndodhen në depo sekrete, transmeton KosovaPress.