Please enter at least 3 characters.

Publikohen pamjet - momenti kur Buci i kishte propozuar martesë Veronës në mes të festivalit

2024/05/collage-2-12-scaled.jpg

Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun, Buci, këtë vit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku bëri bujë të madhe me veprimet dhe lojën që zhvilloi brenda.

Veç Bucit, vëmendje të madhe asokohe mori edhe partnerja e tij, Verona Osmani.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja kanë njoftuar tashmë fansat se së shpejti do të bëjnë dasmë, por propozimin veçse e kishte bërë.

Së fundmi, janë publikuar pamjet kur Buci i kishte propozuar të dashurës në festivalin UNUM vitin e kaluar.

Foto: Screenshot/Instagram

Pamjet janë bërë virale tani, ndërsa shihet duke u ulur në gjunjë për t'ia bërë propozimin.

"PO", dëgjohet të ketë thënë Verona, ku më pas nuk ndalen duartrokitjet nga të pranishmit. /Telegrafi/