Please enter at least 3 characters.

Publikohen detajet e marrëveshjes së Romës për Milik, por sulmuesi pret veprimin e Juventusit

2020/09/ArkadiuszMilik-e1600156605150.jpg
237:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 09: Arkadiusz Milik of SSC Napoli looks disappointed during the Serie A match between SSC Napoli and US Lecce at Stadio San Paolo on February 09, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat kanë raportuar se Roma dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arkadiusz Milik në Stadio Olimpico për 25 milionë euro.

Mirëpo, kalimi i sulmuesit te Giallorossët ka mbetur peng i interesimit të Juventusit, ndërkohë që Bianconerët më shumë e duan Edin Dzekon.

Sky Sport Italia dhe mediat tjera kanë raportuar se Roma dhe Partenoipei kanë arritur marrëveshje për mënyrën e transferimit: 25 milionë euro që do të shpërndahen në tre milionë për huazimin, 15 milionë për obligim blerjeje në fund të sezonit dhe shtatë milionë në formë bonusesh.

Edin Dzeko është preferenca e Andrea Pirlos (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

26-vjeçarit i është ofruar kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, ai akoma nuk e ka pranuar.

Polaku dëshiron të luajë për Juventusin, për këtë arsye edhe e kishte refuzuar rinovimin me Napolin. Sidoqoftë, trajneri Andrea Pirlo e preferon sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Prandaj e gjithë situata pritet të ketë një domino efekt, porse nuk përjashtohet edhe transferimi i Luis Suarezit nga Zonja e Vjetër. /Telegrafi/