Please enter at least 3 characters.

PSP-ja nuk komenton deklarata politike

2016/06/PSP-Katica-Fatime-Lence-foto-kualitet-1.jpg

Prokuroria Speciale Publike nuk e ka ndërmend që të komentojë deklaratat politike të liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili, në 26 vjetorin e themelimit të partisë që drejton, tha se PSP-ja e ka humbur besueshmërinë, nuk është profesionale dhe punon nën urdhrat e LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e agjencisë së lajmeve ''META'' në lidhje me deklarimet e Gruevskit, PSP-ja është përgjigjur shkurtë se kjo prokurori publike nuk komenton deklarata politike./Telegrafi/